“Do të doja të punoja sërish. Por nuk varet vetëm prej meje. Nëse gjej mundësinë dhe projektin e duhur, sigurisht që do të isha i lumtur të vazhdoja të drejtoja skuadra”, ka pohuar ai gjatë një shfaqjeje në Gjenevë të organizuar nga UEFA.
Trajneri nga Reggiolo, i cili ka kaluar në duart e tij pankinat e klubeve më të rëndësishme evropiane, nga Milani e Juve në Itali, te Chelsea apo Paris SG, për të ndryshuar më pas ambient te Reali apo Bayern Munchen së fundi, tashmë është mes kandidatëve për stolin e “topçinjve” të Londrës.
Hipoteza për drejtimin e Kombëtares italiane të Futbollit duket se është shuar përfundimisht, megjithatë ai sërish kërkon një projekt të rëndësishëm, e me shumë mundësi përsëri jashtë Italisë, apo larg Serie A.
“Nuk varet vetëm prej meje, por me ofertën e duhur do të lumturohesha nëse do të vazhdoja profesionin tim. Kam ende dëshirë të punoj”, shprehet Ancelotti.