Carlo Ancelotti është zyrtarizuar në fundjavë si trajner i ri i skuadrës angleze Everton.
Tekniku italian do të synojë ta bëjë Evertonin një skuadër konkurruese, ku fillimisht synohet të futet në garat evropiane.
Ancelotti ka dy ish-futbollist të tij në plan që t’i transferojë te Evertoni.
Fjala është për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly si dhe mesfushorin polak Piotr Zielinski.
Sky Sports ka raportuar se për dy futbollistët Everton është gati të ofrojë 130 milionë euro.
Edhe Napoli është i interesuar t’i largojë dy futbollistët pasi do t’i binin të ardhura të mira për ta përforcuar skuadrën, transmeton telegrafi. Gjithsesi gara për qendërmbrojtësin Koulibaly është shumë e madhe pasi ai kërkohet edhe nga Chelsea, Manchester City, Arsenal e Real Madrid.