Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një sinjal të qartë se Neymar pritet të rikthehet në formacionin titullar për ndeshjen e sontme.
Në konferencën për shtyp para takimit, tekniku italian theksoi se sulmuesi brazilian është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe mund të përballojë të gjithë ndeshjen.
“Neymar mund të luajë 90 minuta dhe mund të luajë gjithashtu me Viniciusin. Mendoj se ata do të luajnë së bashku”, u shpreh Ancelotti.
Deklarata e trajnerit ka rritur pritshmëritë e tifozëve, të cilët presin ta shohin Neymarin nga minuta e parë, në një dyshe sulmuese me Vinicius Júnior.