Carlo Ancelotti e ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për vendimin e Real Madridit për ta kthyer Zinedine Zidanen në pozitën e trajnerit të klubit, duke insistuar se ata janë kombinimi i përsosur.
Zidane, i cili i kishte luajtur 225 ndeshje për klubin madrilen gjatë viteve 2001 dhe 2006, kishte qenë në karrigen e trajnerit për dy sezone e gjysmë, para se të largohet në fund të sezonit të kaluar.
Vendimi i Zidane për t’u larguar e kishte lënë Real Madridin dhe presidentin Florentino Perez të habitur, pasi që Zidane kishte vendosur të largohet nga puna pasi e kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve për tri sezone radhazi.
Francezi është kthyer në pozitën e trajnerit pas shkarkimit të Santiago Solarit, i cili nuk i arriti pritshmëritë e krijuara për të kur u emërua në pozitën e trajnerit në vend në Julen Lopeteguit, në nëntor.
Dh Ancelotti, i cili ishte trajner i gjigantit të La Ligës mes vitit 2013 dhe 2015, beson se Zidane është në situatën më të përsosur, pasi që u kthye në klub në një moment kur rezultatet e tij deri në fund të sezonit nuk do të kenë rëndësi.
“Zidane është kthyer me dijeni dhe unë nuk shoh asnjë rrezik të menjëhershëm për të. Askush nuk mund t’ia lë atij përgjegjësinë bazuar në rezultatet për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Ancelotti për France Football.
“Gjithçka do të jetë e qetë për disa muaj dhe është e rëndësishme ta kesh këtë qetësi. Është shumë e rrallë në futboll. Kthimi i tij në Real Madrid tani është zgjedhja e duhur sepse ai kohë për të mbikëqyrur gjithçka”.
“Zidane dhe Real Madridi janë martesa e përsosur. Ata janë të bërë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye jam i sigurt se ata do të ketë sukses së bashku. Nga sezoni tjetër, ata do të garojnë në Spanje dhe në Evropë”.