Andre Onana i gatshëm për sakrificë të madhe për Manchester Unitedin

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Andre Onana, portieri 27-vjeçar tani është gati të marrë vendimin për të anashkaluar Kupën e Kombeve të Afrikës vitin e ardhshëm.

Kameruni ka siguruar vendin e tij në turneun që do të zhvillohet nga 13 janari deri më 11 shkurt me Onanën që kthehet në kohë për kualifikueset finale.

Onana, ndërkohë, beson se mund të humbasë vendin e tij si portieri i parë i Djajve të Kuq nëse largohet për një muaj pikërisht në mes të sezonit të tij të parë.

Kësisoj portieri kamerunas ka marrë vendim që mos të udhëtojë drejt Afrikës që të luaj me Kamerunin dhe dëshiron që të përkushtohet në Old Traford.

Të ngjashme