Anëtarësimi i Kosovës në KiE / Besnik Tahiri: E kemi rrezik pak kuorumin!

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të marrë dritën jeshile nesër në Strasbourg.

 Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri i cili është përfaqëses i Kosovës në Kie, pret që Kosova të marrë besimin e shteteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton gazeta10.

Sipas tij, votimet e sotme në dy Komitete tregojnë se shumica e votave janë pro Kosovës.

“Mirëpo e kemi rrezik pak kuorumin. Është tepër e rëndësishëm që dy të tretat e personave prezentë nesër të votojnë për raportin. Nëse kjo ndodh, atëherë beteja tjetër është në komitet të ministrave”, ka thënë Tahiri.Ai ka thënë se në bazë të parashikimeve që kanë bërë sot, pret që Kosova të marrë dritën jeshile drejt anëtarësimit në KiE

Të ngjashme