Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme takohen me një delegacion nga Afrika Qendrore

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, ka pritur në takim një delegacion nga Afrika Qendrore, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi, u vu në dukje nevoja e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

Për kultivimin e këtyre  raporteve, u vlerësua se ai mund të arrihet me këmbim vizitash të ndërsjella, si dhe angazhim reciprok në mbështetje të kauzave të përbashkëta.

Në fund të takimit, anëtarët e komisionit pasi falënderuan mysafirët për vizitën që po i bëjnë vendit tonë, përkatësisht Kuvendit të Kosovës, e falënderuan atë për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Republikës së Afrikës Qendrore.

Po ashtu, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë që gjatë një të ardhmeje të afërt ta vizitojnë këtë shtet mik të Republikës tonë. ​

Të ngjashme