Anglia me katër mungesa të mëdha, para sfidës me Shqipërinë

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Anglia ka konfirmuar se katër futbollistë të ftuar për ndeshjet kualifikuese të nëntorit nuk do të grumbullohen.

Marcus Rashford, James Ward-Prowse, Mason Mount dhe Luke Shaw do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë të muajit nëntor, shkruan Gazeta Express.

Rashford do të mbetet me Manchester Unitedin për t’u koncentruar në arritjen e gjendjes optimale, ndërsa Ward-Prowse do të mungojë për shkak të një gripi.

Ardhja e Mason Mount u shtye për shkak të ndërhyrjeve dentale dhe situata e tij do të monitorohet në ditët në vijim, kurse Luke Shaw mungon për shkak të një lëndimi që e pësoi në derbi ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, Gareth Southgate ka ftuar talentin e Arsenalit, Emile Smith-Rowe për herë të parë.

Anglia do të përballet me Shqipërinë dhe San Marinon, kurse momentalisht Southgate në dispozicion i ka vetëm 22 futbollistë.

Të ngjashme