Autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me raportet se një anije luftarake ruse ka qëlluar me armë paralajmëruese një jaht pranë Kanalit Anglez.
Nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se ky rast do të hetohet.
“Po hetojmë raportet për një incident në Kanal”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.
Ky hetim do të pasojë rastin se një jaht i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar tha se u qëllua nga një anije e marinës ruse rreth 20 milje në jug të Ishullit Wight.
Pas të shtënave nuk është raportuar për lëndime ose dëmtime në jaht.
Incidenti vjen disa ditë pasi Mbretëria e Bashkuar sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Rusinë në brigjet e Ishullit të Wight, hera e parë që forcat britanike kanë udhëhequr sekuestrimin e një anijeje të sanksionuar, që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës.