Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e dha një deklaratë interesante gjatë një konference me gazetarë të premten. Ai tha shtypja e ulët e ujit po shkaktohet nga ligjet për ruajtje të ujit dhe se njerëzit po e lëshojnë shumë herë ujin në tualet.
“Njerëzit po e lëshojnë ujin në tualet 10 herë, 15 herë, e jo një herë. Kështu, ata po shpenzojnë më shumë ujë”, tha presidenti amerikan përderisa po bisedonte me pronarët e bizneseve për problemet e tyre.
Sipas tij, qeveria amerikane është duke e hetuar shpenzimin e ujit në banja dhe tregoi se ka dhënë urdhër për rishikimin e rregulloreve për kursimin e ujit përmes shfrytëzimit të duhur të pajisjeve në tualete.
“Futesh në një ndërtesë të re, në një shtëpi të re, ato i përmbushin standardet, por nuk kanë ujë. Nuk mund t’i pastrosh duart, sepse nga çezma del shumë pak ujë, shkruan “The Guardian”, transmeton Express. Kështu, e lë çezmën të hapur dhe të merr shumë më shumë kohë për t’i pastruar duart”, shtoi presidenti.
Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi duket se nuk është aq e lehtë. Sipas një raporti të vitit 2014, menaxherët e ujit në dyzet nga pesëdhjetë shtetet e Shteteve të Bashkuara kanë frikë se do të përballen me mungesën e tij gjatë dekadës së ardhshme