Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal e planifikuar për të mbajtur sot është anuluar.
Arsyeja e anulimit të kësaj mbledhje sipas zyrtarëve të këtij komisioni është duke u bërë për shkak se në të njëjtën kohë është planifikuar që të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit.
Në këtë mbledhje ishte e paraparë që Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE të njoftonte komisionin rreth Vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e Vendimit të ZRRE-së (V-399-2012), dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet NP KEK, në nxjerrjen e linjitit, si pasojë e mos zhvendosjes së shtëpive në fshatin Shipitullë dhe Hade.