Seanca gjyqësore për rastin “Monstra” ku tanimë disa seanca me radhë po dëgjohen biseda dhe po lexohen SMS porosi nga “bombat” sot u anulua për shkak se njëri nga gjykatësit porot kishte rast vdekje.
Që të mos e rikthej nga fillimi gjykimin me ndërrim të porotës në këtë proces gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev ka anuluar seancën e sotme.
Pas kësaj nëna e njërit nga viktimat kërkoi që herën tjetër kur të vazhdoj seanca gjyqësore gjykatësi të caktoj 5-6 seanca për një muaj. Seanca e radhës u caktua për më 27 nëntor të këtij viti.
Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, të kryer më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa në procedurë të parë u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri, dhe Sami Luta. Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar tërhoqi aktvendimet dhe liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë kujdesi. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, për të cilët janë shpallur fletë-arreste ndërkombëtare./AlsatM