Anxhelina Hadërgjonaj vjen në formë të mahnitshme në një pozë të re me bikini

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Nuk janë të pakta rastet kur këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj merr vëmendje me postimet e saj që herë pas herë ndan me fansat.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ndërsa po shijon disa ditë pushimi gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

Ajo ka publikuar një fotografi atraktive në bikini ngjyrë portokalli, teksa ka vënë në pah linjat e mahnitshme.

“Motivimi për palestër, duke u ndjerë mirë ndoshta fshihet më vonë”, ka shkruar ajo referuar imazhit tërheqës.

Komplimentet krahas fotografisë nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë të artistes së njohur.

Anxhelina tashmë ka vite që nuk ka qenë aktive në muzikë duke u fokusuar më shumë në fushën e modelingut.

Ajo po ashtu prej vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Të ngjashme