Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Balkan Forum, dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)kanë organizuar diskutim me temën “Roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike”, raporton Ekonomia Online.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka qenë pjesë e ngjarjes ku ndër të tjera, ka theksuar mbështetjen e BE-së në përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.
“Është kënaqësi të jem këtu dhe jam shumë e lumtur të shoh këtu shumë prej juve, për të diskutuar për çështjet klimatike. BE-ja është në linjat e para të veprimeve klimatike dhe kjo me siguri do të jetë një nga prioritetet kyçe të presidentit të Komisionit Evropian. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për gjeneratat e reja të cilat do të përballen me këto ndryshime, rinia është tema kryesore e javës klimatike të BE-së që po shënohet në gjithë botën e edhe në Kosovë”.
“BE dëshiron të tregoj përkrahjen e saj të rinjtë rreth ndryshimeve klimatike. Së bashku me të rinjtë e Kosovës duam të promovojmë program ambicioz të ndryshimeve klimatike. Të gjithë ne mund t’i sensibilizojmë shoqëritë civile dhe politikën për ndryshimet klimatike të cilat janë reale”.
Rinora Gojani duke folur për ndryshimet klimatike bëri thirrje që efekti “Greta” të përhapet edhe më shumë dhe të shkoj tek qytetarët dhe politikanët.
“Miliona njerëz të ri që pushtuan rrugën duke kërkuar për aktivizim dhe vendime të duhura për ndryshimet klimatike, edhe Kosova ishte pjesë e këtyre ngjarjeve, shpresojmë që të premten e ardhshme efekti “Greta” do të na prekë më shumë. Para disa vjetësh kur flisnim për ndryshimet klimatike vendimmarrësit tmerroheshin, ndryshimet klimatike po tregojnë që nuk njohim kufi, secili ven ka përgjegjësi shtetërore si vendet e zhvilluara. Ajo theksoi se Kosova sipas të dhënave shkencore është e prekur nga ndryshimet Klimatike. Të dhënat shkencore tregojnë që edhe Kosova është duke u prekur nga ndryshimet klimatike, ky mesazh duhet ë shpërndahet edhe më shumë sidomos të rinjtë”.
Stine Rasmuse nga DG CLIMA duke folur për ndryshimet klimatike tregoi se temperaturat po rriten për 4 gradë të mesatares dhe kritikoi shtetet që janë pjesë e marrëveshjes së Parisit që nuk po u përmbahen zotimeve të dhënë në atë marrëveshje.
Ajo poashtu bëri thirrje që të hiqet dorë nga termocentralet, në Kosovë.
“Shumica e shteteve nuk po i përmbahen zotimeve të marrëveshjes së Parisit, dhe jemi duke shkuar në rritjen për 4 gradë ndryshime. Ne duhet të ftojmë që ti përmbahemi zotimeve që kemi dhënë, ne jemi duke shkuar drejt një katastrofe të vërtetë sipas një raporti të para dy vitesh. Gjëja e parë që duhet të bëjmë për të mbrojtur mjedisin, është të heqim qafe qymyrin, por jam e dëshpëruar me shumicën e politikanëve të cilët e mbështesin këtë çështje në Kosovë. Ju duhet të dilni dhe të ndikimi tek të gjithë në komunitet. Ju bëjë thirrje që të hiqni dorë nga termocentrali”, tha ai, raporton EO.
Pjesë e diskutimit kanë qenë të rinj të cilët falë angazhimeve personale dhe profesionale kontribuojnë në promovimin veprimeve për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike.