Apostolova fajëson politikanët kosovarë për mos liberalizimin e vizave

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 10:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka thënë se politikanët e kanë çelësin që Kosova të merr liberalizimin e vizave duke ftuar këta të fundit që të përmbushin edhe dy nga kriteret e mbetura, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Apostolova i bëri në Samitin dyditor të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës, që po mbahet nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

“Ne insistojmë që Kosova t’i përmbush edhe dy kritere. Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizim, ata duhet të miratojnë demarkacionit dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. I inkurajoj politikanet ta gjejnë konsensusin për t’i përmbushur edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim”, tha ajo.

Ai shtoi se polarizimi i partive pozitë-opozitë ka rezultuar me një ngërç politik dhe se kjo ka ngadalësuar punën e Kuvendit.

 

Të ngjashme