Shefja e BE-së, Natalyia Apostolova, është duke qëndruar në selinë e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Në LDK ka qenë edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjemvall
Diplomatja finlandeze, tha se takimi me zyrtarët e LDK-së, u bë në frymën e shqyrtimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet Kosova ku negociatat me LVV-në kanë ngecur duke pamundësuar formimin e institucioneve.
Përfundimisht ajo tha se porosia kryesore e këtij takimi me strukturat e LDK-së, është se ka shpresë për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në për një koalicion bashkëqeverisës.