Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se Kosova duhet të përmbush rekomandimet e dal nga Raporti i Komisionit Evropian, raporton Ekonomia Online.
“Kemi një dokument mjaft të fuqishëm që jep një mesazh të qartë për Kosovën drejt BE-së. E kemi udhërrëfyesin dhe tani mbetet në dorën e shteteve që të ecin përpara, gjithçka është në dorë të partnerëve tanë”.
Këto komente ajo i bëri në konferencën e organizuar nga Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, me temën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian”.
Sipas saj, Kosova duhet që të bind shtetet që nuk e kanë njohur ta bëjnë një gjë të tillë.
“Kosova është një nga 6 partnerët që përmendet në mënyrë të jashtëzakonshme në këtë raport dhe përmendet si një shtet i pavarur. Kosova duhet ta shfrytëzoj ketë gjë që të bind edhe shtetet që nuk e kanë njohur ta njohin atë”.
Shefja e BE-së, u shpreh se Kosovën e pret rrugë e gjatë për integrim në BE, prandja edhe duhet të përmbushen detyrimet e marra.
“Por të jemi të qartë nuk do të ketë rrugë të shkurta. Pra nëse më duhet të them se çfarë i sjell raporti për Kosovën mund të them se sjell një pasqyre të përzier, por duke u kthyer në vitin 2017 dhe periudhën e vështirë të qeverisë ku kishim tri palë zgjedhje, mirëpo ka bërë hapa pozitivë siç ishte demarkacioni. Raporti për Kosovën thekson shume çështje të hapura, ne po shikojmë fushën e rendit dhe ligjit është në avancim. Por duam të shikojmë më shumë progres”.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, tha se Reformat që bëhen nga Ballkani Perëndimor nuk janë për të kënaqur BE-në, por për të avancuar si shtete, raporton EO.
“Unë do të kisha thënë se duke pasur parasysh çështjet e hapura në rajon, pengesat poetike, disa prej tyre janë më lehtë për tu zgjidhur. Ende ekzistojnë konflikte në rajon. Kemi bashkëpunuar me secilën qeveri ne rajon dhe me të gjitha shoqëritë civile. Janë tri çështje qe duhet të fokusohemi”.
“Fuqizimi i sigurisë rajonale, Fokusimi i stabilitetit ekonomik, vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik në vendet e rajonit. Trashëgimia e kaluar në rajon nuk është vetëm plage e hapur në rajon por edhe pengesë për progres. Në fund të samitit të Londrës presim të shohim një grup të rezultateve pozitive për rajonin dhe një qëndrueshmëri afatgjate që do ti ndihmojë rajonit të reflektojë”.