Apostolova: Të punohet më shumë në luftimin e trafikimit me njerëz, BE-ja ju mbështes

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 11:06 | Nga Besiana Dauti

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të punohet  më shumë sa i përket luftimit të trafikimit me njerëz, raporton Ekonomia Online.

E para e BE-së në Kosovë, në konferencën ku po Shënohet Dita e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, shtoi se Bashkimi Evropian (BE) është i përkushtuar për ta çrrënjosur trafikimin me qenie njerëzore.

Madje ka premtuar se Kosova ka mbështetjen e plotë për të zhvilluar operacionet e saj në këtë drejtim

“Pas secilës viktimë gjendet përvoja dhe përjetimet të cilat duhet të trajtohen dhe duhet të parandalohen mbi të gjitha aktiviteti i trafikimit është një nga krimet më të mëdha që kthen njerëzit në mallra dhe shkatërron jetën e tyre”.

“Aktivitet kriminal mund të fshehët në kuadër të krimeve tjera si prostitucioni i dhunshëm, migrimi i dhunshëm apo puna e detyrueshme”.

“BE ka vënë një kornizë ligjore të qëndrueshme. Për BE-në që të çrrënjosë trafikimin e qenieve njerëzore duhet të bëhet më tepër pasi që kërcënimet ndërkufitare i kërcënon njërit që janë më të cenueshëm”.

“Trafikimi është një nga format moderne të skllavërisë bën kërcim për shoqërinë kosovare duke marrë parasysh trendët e fundit të viktimave të brendshme dhe Kosova duhet të bëjë përpjeke me zvogëluar  këtë dhe duhet të bëjmë secilin qytetar pa marrë parasysh etnin moshën që ata janë në rrezik dhe nëse ngrisim ndërgjegjësimin do të parandalohen këto dukuri”.

“Ne duhet ta luftojmë në çdo nivel të punojmë së bashku me përdor një qasje për të parandaluar krimin dhe të mbështesim viktimat”.

Colleen Hyland nga ambasada Amerikane në Kosovë, tha se institucionet në Kosovë kanë treguar se janë të angazhuara në luftimin e kësaj dukurie, raporton EO.

“Çdo vit Departamenti Amerikan nxjerr një raport global për trafikim që jep një kronikë të sfidave të gjitha vendeve që përballen me këtë problem. Kosova vazhdimisht po rrit aktivitete për me e çrrënjos trafikimin kundër qenieve njerëzore”.

“Ne e dimë që Kosova vazhdon zotimin për të kërkuar dhe përmirësuar këtë problem ne jemi të interesuar me pa nga ana e Qeverisë një zotim të fortë përmes ndarjes se buxhetit, trafikimi i fëmijëve dhe lëmosha në rrugë mbetet një problem i madh në Kosovë. Kosova duhet të vazhdoj të trajnoj zyrtarët për abuzimin e trafikimit për refugjat emigrant dhe prostitucion”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-per-heqjen-e-vizave-presim-vendim-te-drejte-nga-be-ja/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme