Apostolova viziton “Termokosin” para sezonit të ngrohjes

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë sot selinë e Termokos-it në Prishtinë.

Në një njoftim për media, thuhet se qëllimi i vizitës është për të parë funksionimin e impiantit dhe shërbimit që ofron për qytetarët e Prishtinës, përpara sezonit të ri të ngrohjes.

Sipas këtij njoftimi, BE-ja deri më tani ka dhuruar 14 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë, dhe ka në plan të investojë edhe më tej në mënyrë që të mundësojë shërbimin për më shumë qytetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme