Aq shumë ka prosperuar Kosova me Kurtin, saqë as familja e tij nuk jeton këtu

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 15:19 | Nga Lirim Mehmetaj

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka folur sot per largimin e policëve dhe – besoni ose jo – tregoi se policet kane probleme edhe me veshembathje.

Mos sigurim i veshembathjeve per police. Kjo eshte e pashpjegueshme deri ne absurd. Kete s’e percepton truri.

E kane gjetur nje polici super profesionale e te pergatitur. Krejt cfare kane te bejne eshte t’ua plotesojne disa kushte bazike dhe nuk e bejne dot.

Ai kryeministri i Kosoves nga Norvegjia del e flet per lulëzimin ekonomik te Kosovës. Aq shumë ka prosperuar Kosova nën këtë regjim saqë Kurti s’ka arritur as familjen e vet ta bindë qe t’jetojë në Kosovë.

“Fort mirë ne Kosovë, ama ju mos hajdeni”.

Mbase ka frike se mos nuk po e perballojne dot begatine e padegjuar.

Shqiptaret e kane perjetuar edhe me pare nje periudhe te tille, kur derisa vdisnin nga uria ne burgun e komunizmit degjonin liderin e tyre suprem tek u tregonte sa mire po jetojne.

Barkthatë, hanin iluzionet e servuara nga lideri.

Dikush mund te thote se kohe te tjera jane keto. Po po, kohe te tjera edhe pak dite.

Të ngjashme