Arabia Saudite i jep oksigjen Indisë, i çon edhe “oferta” për naftë

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri indian i Naftës, Dharmendra Pradhan, të premten e falënderoi Arabinë Saudite dhe prodhueset tjera të Lindjes së Mesme për dhurimin e oksigjenit mjekësor për vendin e tij në kohën e rëndë të pandemisë.

Përmes një vargu të postimeve në rrjetet sociale, ministri indina gjithashtu i mirëpriti ofertat e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit për furnizim me naftë për gjashtë muajt e ardhshëm dhe për sigurimin e një furnizimi stabil për Indinë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Postimet e ministrit Pradhan erdhën vetëm një ditë pasi rafineritë shtetërore indiane i anuluan planet për pakësimin e blerjes së naftës nga Arabia Saudite për muajin maj.

Rafineritë indiane blejnë rreth 15 milionë fuçi nafte në muaj nga kompania shtetërore saudite, Aramco. India është shteti i tretë në botë për shpenzim dhe importim të naftës dhe mbi 80 për qind e importon nga Lindja e Mesme.

Marrëdhëniet mes dy fuqive aziatike ishin tensionuar në fillim të vitit, pasi pikërisht ky ministër e kishte fajësuar zvogëlimin e prodhimit në Arabinë Saudite dhe në vendet tjera prodhuese për rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar.

Të ngjashme