Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashin.
Këtë e ka konfirmuar Agim Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Asamblenë e Prishtinës.
“Kryesia e LDK-së ka votuar sot dhe Arban Abrashi është nominuar kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës”, ka thënë Gashi, për lajmi.net.
Abrashi ishte ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverisjen e kaluar.
Ai do të jetë në garë me kryetarin aktual Shpend Ahmeti nga VV dhe Arbër Vllahiun të kandiduar nga AAK-ja.