Moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani, ka qenë në qendër të vëmendjes në mediet online për veshjen në natën e të shtunës mbrëma, teksa prezantonte spektaklin.
Moderatorja është veshur sot me një fustan ngjyrë jeshile ulliri nga koleksioni pranverë-verë 2016 i dizenjuar nga Mugler i cili kushton plot 1900 euro
Por, fansat e kanë kritikuar fustanin pasi u cilësua si shumë i shkurtër, fustan diskoje, nuk i përshtatej me moshën si dhe format trupore të saj, te cilat sipas tyre nuk janë për atë fustan.
Edhe pse fustani i veshur nga Arbana ishte një nga të preferuarit e VIP-ave në botë dhe shumë i kushtueshëm, paraqitja e Osmanit ka lënë për të dëshiruar.
Sikur kanë raportuar mediet, ky fustan është parë edhe te Khloe Kardashian, pak kohë më parë e cila gjithashtu i ka kombinuar me një palë stiletto ngjyrë nude. Gjithashtu ky fustan ishte edhe zgjedhja e aktores Melissa Bolona vitin e kaluar në premierën e një filmi.
Disa nga lexuesit kanë komentuar se dy “të huajave” u shkon shumë fustani, por jo dhe Arbanës.