Arben Loshi emërohet zëvendësues i sekretarit të Kuvendit

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Arben Loshi është emëruar zëvendësues i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar faqja e Kuvendit në Facebook.

Loshi ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv.

Loshi zëvendëson Ismet Krasniqin që ka dalë në pension.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në pajtim me Ligjin nr. 06/l-114 për Zyrtarët Publikë, ka emëruar sot drejtorin e Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, Arben Loshi, Zëvendësues të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Pas emërimit, u zhvillua ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, me ç’rast  z. Loshi pranoi zyrtarisht detyrën nga Sekretari i deritashëm, Ismet Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme