Arbëreshët që jetojnë dhe veprojnë në Itali, së bashku me shqiptarë të ardhur nga Shkodra dhe anëtarë të ansamblit pejanas “Rugova”, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Të veshur me kostume kombëtare, ata morën pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Pjesëmarrësit promovuan traditën, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar.

