Arbëria ndal Prishtinën në barazim

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e sapo inkuadruar në Superligë, Arbëria, ka bërë befasi duke e ndal sot Prishtinën në një barazim 1:1 në ndeshjen e xhiros së dytë.

Dior Zabërgja (10’ ) realizoi golin e epërsisë për Arbërinë, ndërsa rezultatin e barazoi për Prishtinën, Otto John (35’).

“Një ndeshje e fortë, ku as ne dhe as Prishtina nuk arritëm ta tregojmë potencialin tonë për shkak të fushës së papërshtatshme”, deklaroi trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina për Art Sport.

E trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, tha se duhet të merret mësim nga ky barazim. 

“Patëm raste ta fitojmë ndeshjen, por nuk ia dolëm. Ndeshjen nuk e filluam mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, mirëpo i humbëm ato. Arbëria e mori atë që deshi. Një skuadër shumë e mirë me trajner me eksperiencë. Ky barazim do të na mësojë shumë. Do të nxjerrim mësime”, tha Ramadani. 

Në ndeshjen tjetër në Superligë sot, Drenica fitoi 2:1 ndaj Besës.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme