Partia Demokratike e Kosovës sot pritet të prezantojë tri aderime të reja.
Aderimet do të zyrtarizohen në një konferencë për media nga kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Një nga emrat që sot pritet t’i bashkohet PDK-së, raportohet se është analisti dhe profesori universitar, Ardian Kastrati.
Kastrati gjatë ditës së djeshme për media as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar aderimin në PDK.
Përveç Kastratit, pjesë e PDK-së sot pritet të bëhen edhe dy analistë të tjerë.
Zyrtarizmi i tyre pritet të bëhet në ora 13:00.