Ardit Gjebrea telefonon bashkëshorten në mes të emisionit dhe i thotë “Të dua”

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ardit Gjebrea gjatë rubrikës “Gjysma ime” , në emisionin e Diela Shqiptare, zhvilloi një intervistë me prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogu dhe me bashkëshorten e tij, Edin.

Ata kanë folur për jetën e tyre personale dhe profesionale. Në hyrje të emisionit, Toni Gogu i ka bërë gruas së tij prezantimin më të bukur dhe romantik, ku çdo grua do dëshironte ta dëgjonte nga bashkëshorti i saj.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet. Më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them: “Po sot?”

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin, të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon bashkëshorten)

Anila Gjebrea: Jam tek grimi.

Ardit Gjebrea: Jo, thjesht të mora për të të thënë të dua, kaq. Mirupafshim!

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua!

Arditi dhe Anila vetëm pak ditë më parë festuan 30-vjetorin e martesës së tyre, ku në rrjetet sociale i kushtuan dedikime të ngrohta dashurie për të rikujtuar përvjetorin e tyre. Ata kanë dy fëmijë, Jonin dhe Anën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme