Argjentina shënon rekord të rasteve të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Argjentina i ka raportuar 718 raste të reja të koronavirusit të premten. Kjo është shifra më e lartë ditore e infektimeve që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin e dytë më të madh të Amerikës Jugore shkoi në 10,649 persona, shkruan “Anadolu”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 433, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

Qeveria argjentinase ka marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e virusit të ri, përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve si dhe ndërprerjen e fluturimeve deri më 1 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme