Ekonomia Online
FUNDIT

Arifi kërkon nga komuniteti shqiptar në Zvicër të votojnë për Përparim Avdilin, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional

Arifi kërkon nga komuniteti shqiptar në Zvicër të votojnë për Përparim Avdilin, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në Instagram ka kërkuar mbështetjen e komunitetit shqiptar në Zvicër që më 22 tetor të votojnë për Përparim Avdilin, i cili po garon për ulëse në Parlamentin Nacional të Zvicrës. Në Instagram, Kryetari Arifi ka publikuar një fotografi me të derisa e ka përshkruar si […]

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në Instagram ka kërkuar mbështetjen e komunitetit shqiptar në Zvicër që më 22 tetor të votojnë për Përparim Avdilin, i cili po garon për ulëse në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Në Instagram, Kryetari Arifi ka publikuar një fotografi me të derisa e ka përshkruar si një person kreativ, patriot e të palodhshëm.

“Të gjithë vëllezërve dhe motrave, pjesëtarë të komunitetit shqiptarë në Zvicër, ju ftoj e apeloj që më 22 tetor, ta vlerësoni e mbështesni mikun e vëllaun tonë Përparim Avdili”, ka shkruar mes tjerash Arifi.

Të kandidosh për një post politik, natyrshëm do bartësh edhe sfidën e përgjegjësisë.

Për fatin e mirë të shqiptarëve në Zvicër, që nuk u kanë munguar djem kurajoz që duan të bëjnë për komunitetin, kësaj here @perparim.avdili ka një sfidë të dyfishtë, atë të përfaqësimit të dyanshëm!

E përgëzoj kandidimin e Përparimit! Ai është edhe nip Presheve, i palodhshëm, kreativ e patriot!

Të gjithë vëllezërve dhe motrave, pjesëtarë të komunitetit shqiptarë në Zvicër, ju ftoj e apeloj që më 22 tetor, ta vlerësoni e mbështesni mikun e vëllaun tonë Përparim Avdili!

Të ngjashme