Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka bërë një analizë sipas të cilit çështja se a do të shkohet në zgjedhje apo jo është çështje që e shpjegon natyrën e koalicionit ekzistues.
Ky koalicion, siç vlerëson ai, është i bazuar në parimin e ndarjes së “gjahut” e jo në parimin e qeverisjes së mirë dhe në interes të vendit.“As shkeljet kushtetuese, as dështimi në liberalizim vizash, as dështimi në demarkacion, stagnimi total në zhvillim ekonomik, katrahura në shëndetësi etj nuk janë arsye për ta që të ndrrojnë drejtimin e Kosovës”, shkruan Arifi.
Ai thotë se Kosova është “gjahu” i tyre dhe asgjë tjetër nuk vlen për ta.