Arifi: Raportet me ShBA-në janë shqetësuese, Kurti s’po bën asnjë përpjekje për përmirësimin e tyre

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatori i Kosovës në qeverinë Haradinaj, Avni Arifi, ka vlerësuar se shtetit tonë nuk i shërben acarimi i raporteve me ShBA-në.

Ai ka thënë se ruajtja dhe avancimi i raporteve me ShBA-në është jetike për ardhmen e Kosovës.

Deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar dhe mungesën e përpjekjeve nga ana e qeverisë apo kryeministrit Kurti për të vendosur komunikim të rregullt me Amerikën, Arifi i ka parë si mjaftë shqetësuese.

“Unë nuk besoj që Kosovës i shërbehet duke acaruar raportet me ShBA-në. Besoj se është e interesit jetik të Kosovës që raportet e partneriteti me ShBA-në të mos cenohet. Ajo çfarë kemi dëgjuar nga Escobari dhe çka do të dëgjojmë në ditët dhe javët në vijim si duket, është me të vërtetë shqetësuese sepse progresi që e kemi arritur ne e kemi arritur sepse kemi pasur partneritet të fuqishëm me ShBA-në. Është shqetësuese dhe nuk po shoh asnjë indikacion tek Qeveria apo te kryeministri që kanë përpjekje serioze për të rivendosur një komunikim të rregullt apo normal me SHBA-të”, ka thënë Arifi për “Blic”.

Të ngjashme