Nga natyra është mjaft diskrete dhe këtë e ka treguar që kur nisi rrugën drejt muzikës. Sapo Arilena fitoi garën në X Factor, veten ia la nën menaxhim njerëzve të besuar, të cilët nga viti në vit treguan se pas këngëtares puna është e jashtëzakonshme, transmeton Revistaclass.
Tashmë, ajo dhe të gjithë ata që punojnë për të janë një skuadër që i ndan të gjitha sukseset bashkë. Ashtu siç i gëzuan edhe këtë vit të gjithë projektet e reja të artistes, numrat e parë në toplistat ndërkombëtare, por edhe këngët e reja në këtë fundvit.
E megjithatë nuk është kaq e thjeshtë për të qenë gjithmonë pranë publikut me energji të jashtëzakonshme, me projekte të reja, me koncerte, por edhe me lajmet e showbiz-it. Ndoshta edhe për shkak të këtyre të fundit, por, mbi të gjitha, për shkak të kohës, këngëtarja ka vendosur që të heqë dorë nga pjesëmarrja në programe televizive.
Këtë tha sonte në Top Magazine, pasi prezantoi projektet e saj të reja: “Në 2018-ën, në janar do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar, në anglisht”, tha Arilena dhe pas kësaj, konfirmoi vendimin se duke filluar që nga viti 2018, ajo nuk do të dalë më në televizor si e ftuar: “Në pamundësi për të qenë e pranishme, mendoj që po”, tha ajo duke marrë kështu një vendim të ri për vitin 2018 për shkak të shumë projekteve dhe angazhimeve me muzikën.