Bordi Drejtues i ARKEP në mbledhjen e sotme pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”, i cili raport ka qenë i bazuar në marrëveshje komerciale.
Duke pasur parasysh dispozitat ligjore dhe rregullative aktualisht në fuqi, si dhe pas marrjes së opinioneve profesionale të Entit të Rregullatorëve Evropian për Komunikime Elektronike (Body of Eruopean Regulators for Electronic Communications – BEREC), kompanisë së specializuar për rregullimin e telekomunikacionit me bazë në Bruksel “Cullen International” si dhe trajtimit të kësaj çështje brenda autoritetit, ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, ti kaloj për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht “Telekomit të Kosovës”.
Shfrytëzojmë rastin ti bëjmë me dije shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.
ARKEP në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.