Arkitektja Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha ka vendosur të inkuadrohet në politikë, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka postuar në faqen e tij edhe fotot nga aderimi.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli.

PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.

Eliza Hoxha, e cila ligjëron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, është emër i njohur edhe në fushën e artit, ndërsa paraqitjet e saj në debatet për zhvillimin e Prishtinës kanë qenë të shpeshta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme