Arktiku mund të mbetet pa akull në vitin 2035

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Shkrirja e akujve të detit Arktik shkon më shpejt sesa parashikimet më katastrofike.

Arktiku mund të mbetet pa akull në vitin 2035, sipas modelit të zhvilluar nga instituti ”British Antarctic Survey” dhe botuar në revistën ”Nature Weather Change”.

Parashikimet e mëparshme nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (IPCC) kishin bërë një parashikim mbi një sipërfaqe prej një milion kilometrash katrore deri në të paktën 2050-n ose më tej, deri në 2100-n, por kjo analizë e fundit tregon se edhe në skenarin më të mirë të mundshëm, akulli i detit Arktik nuk do ta arrijë këtë moment historik dhe mund të zhduket para mesit të shekullit.

Sipas Louise Sime, koordinatore e studimit, ka shumë faktorë që duhet të merren në konsideratë.

“Ne mund të kemi një perceptim më të mirë të së ardhmes duke kërkuar përsëri periudhën e fundit të ngrohtë të Tokës, e cila filloi 130 000 vjet më parë, e cila ishte dhe shumë më e ngrohtë se sot”, thotë ajo, transmeton ATSH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme