Armani dhuron 1.25 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro në disa spitale dhe institucione italiane të përfshira në luftën kundër përhapjes së coronavirusit në Itali.

Nga ky donacion do të përfitojnë spitalet Luigi Sacco e San Raffaele dhe Istituto dei Tumori në Milano, si edhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Një pjesë nga kjo shumë parash do të jepet edhe për aktivitetet e Mbrojtjes Civile për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Një numër i madh i kompanive luksoze italiane kanë dhuruar donacione për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 që ka shkaktuar krizë në Itali dhe në Kinë.

Ndryshe, agjencia italiane për Mbrojtje Civile ka njoftuar se numri i të infektuarve me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rritur për 25 për qind – më saktësisht në 7.375 persona, kurse i të vdekurve për 57 për qind – 133 persona, që është numri më i madh për një ditë që kur në këtë vend dy javë më parë është zbuluar epidemia.

Numri total i të vdekurve nga coronavirusi në Itali, ka shkuar në 366. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme