Vezir Haziraj nga Istogu po vazhdon të sfidojë Policinë e Kosovës, duke publikuar video në rrjetet sociale, ku shihet i armatosur deri ‘në dhëmbë’.
Ai vazhdon të jetë në arrati dhe dyshohet se po refuzon të dorëzohet, pasi ditë më parë dyshohet se plagosi me armë zjarri një person në fshatin Orrobërdë të Istogut.