Gjatë ditës së djeshme në tri komuna të Kosovës policia ka arrestuar disa persona për armë mbajtje pa leje, shkruan Gazeta Express.
Dy raste të armëbajtjeve pa leje janë lajmëruar në Pejë, nga ku policia ka arrestuar një person pasi që te i njejti është konfiskuar një revole M57 dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Në Pejë është arrestuar edhe një person tjetër pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sprej (OC).
Edhe në komunën e Gjakovës janë lajmëruar dy raste të armëmbajtjeve pa leje. Në fshatin Ujzë është është arrestuar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një revole dhe dy fishekë.
Ndërsa, në fshatin Kralan të Gjakovës është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë AK-47.
Në Vushtrri, ndërkaq, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, është arrestuar i dyshuari mashkull për të cilin kishte informatë se është në posedim të një armë. I dyshuari ka dorëzuar një revole pa fishek.
Në anënn tjetër, në Skenderaj është arrestuar një person në fshatin Polac pasi që kishte shtënë në një aheng familjar me armë zjarri.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe nga familjarët e të dyshuarit është konfiskuar një revole e tipit “Zoraki” e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Të dyshuarit i është lënë ftesë që të paraqitet në stacionin policor, pasi i njëjti nuk është takuar në shtëpi.