Armela ka qenë një ndër vajzat që tërhoqi më shumë vëmendjen në “Big Brother Albania” 9.
Ajo u lidh nga votat e publikut me Damianon, por thyerja e rregullave nga ky i fundit bëri që të dy të skualifikoheshin.
Pas daljes nga loja, ish-banorja dhe ish-pjesëmarrësja në Miss Shqipëria mblodhi pas vetes mijëra ndjekës, të cilët e ndjekin me kureshtje.
Ditën e sotme mediet rozë janë pushtuar nga një lidhje e mundshme mes vajzës simpatike dhe fituesit të njërit prej edicioneve të “BB”, Anaid Kaloti.
Ky i fundit u bë i njohur jo vetëm nga fitorja e çmimit të madh, por edhe nga guximi për të kryer marrëdhënie seksuale para kamerave bashkë me partneren asokohe, Joanën.