Diskutimet në shtëpinë e Big Brother mes banorëve sa vijnë dhe bëhen më interesante pas vendimit të javës së kaluar që në ambientin ku janë vendosur personat që ende nuk janë kandidatët zyrtarë të këtij edicioni, të jetojnë së bashku dhe jo më të ndarë nga xhamat.
Egnajti është kurioz të dijë se çfarë i pëlqen Armelës tek një mashkull dhe ajo i përgjigjet. “Dua që të jetë një njeri me siguri në vetvete sepse më jep edhe mua siguri kur nuk kam. Pastaj më pëlqen një mashkull me bark”, i thotë ajo.
Më pas biseda mes tyre zhvendoset tek Damiano dhe debatet që kanë patur me të. Armela i kujton Egnajtit se Damiano i ka thënë asaj që është lojtare e fortë në shtëpi dhe porosit Egnajtin që në debatet që ajo bën në shtëpi ta mbështesë atë edhe nëse gabon. “Kur gaboj më merr veç dhe ma thuaj”, i thotë ajo.