Ishte Pashinian ai që udhëhoqi protestat që çuan kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje nga ky post.
Më pas Pashinian u zgjodh kryeministër edhe pse partia e Sarkisian, Partia Republikane ka pasur shumicën në Parlament.
Në muajin tetor, Pashinian njoftoi se do të japë dorëheqje dhe do të shpërbëjë Parlamentin, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe pse ka dhënë dorëheqje, ai është kryeministër në detyrë, derisa Parlamenti armen të zgjedhë kryeministrin e ri pas zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përveç aleancës së Pashinianit po garojë edhe nëntë parti dhe aleanca të tjera politike, të cilat po synojnë të fitojnë ulëse në Asamblenë Kombëtare prej 101 anëtarësh.