Aro Muric pjesë e formacionit të javës në Premierligë

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Arijanet Muric ka qenë një ndër figurat kryesore të skuadrës së Burnleyt në fitoren ndaj Brendfordit me rezultatin 2:1.

Muric bëri disa super pritje për ekipin anglez, duke qenë kyc për triumf.

Paraqitja e tij e jashtëzakonshme është vlerësuar lartë, pasi portieri dardan është në formacionin e javës në Ligën Premier.

Legjenda angleze Alan Shearer e bën formacionin e javës në elitën e futbollit anglez derisa ka vendosur Muric në portë.

Reprezentuesi kosovar është futur në formacionin e javës së 29-të ku së bashku me të janë edhe mbrojtësit Timo Castagne, Mengi, Robinson.

Mesfusha përbëhet nga Berry, Lukic, Gibbs-White dhe Nicolo Zaniolo, derisa sulmi nga Fofana, Muniz dhe Antonio.

Ndërsa për pozitën e trajnerit është zgjedhur Marco Silva i Fulhamit, i cili udhëhoqi ekipin e tij në fitoren ndaj Tottenhamit 3:0./GE

Të ngjashme