Arratiset nga burgu terroristi që planifikonte masakrën në një xhami të Zvicrës, gjendet diku në Ballkan

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Është e paqartë se ku mund të jetë ai tani dhe nëse ai vazhdon planet për një sulm të mundshëm. Pëshpëritet se ai është arratisur në vendin e prejardhjes së familjes së tij, në Ballkan

Miran S. * atëbotë 17 vjeçar, kishte marrë si model sulmin në një xhami në Christchurch, Zelandë e Re.

Në verën e vitit 2019, adoleshenti kishte shpërndarë në mediat sociale video dhe fotografi të masakrës në Zelandën e Re, në të cilën vrasësi Brenton Terrant, 30 vjeç, kishte vrarë 51 myslimanë, shkruan Tages Anzeiger.

“Në një moment dua ta bëj të njëjtën gjë në Zvicër”, kishte shkruar ai. Ai po planifikonte një sulm ndaj myslimanëve – në Zvicër.

Në biseda dhe forume të ndryshme, Miran S. kishte mësuar si konstruktohej një bombë. Për ta bërë këtë, ai kishte porositur disa kilogramë acid klorhidrik dhe aceton në një dyqan në internet.

“Unë do t’i vras ​​të gjithë këta myslimanë,” shkruante ai në rrjetet sociale. Shënjestra e tij thuhet se ka qenë një nga xhamitë në qytetin St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Se cila ishte saktësisht, është e paqartë.

Siç raporton “Tages-Anzeiger”, Miran S. ishte arrestuar menjëherë pas postimeve të tij. Me sa duket, shërbimi i inteligjencës zvicerane kishte marrë një informacion nga Britania e Madhe. Miran S. lirohet pas një hetimi të kryer.

Pak kohë më vonë ai arrestohet sërish dhe përfundon për herë të dytë në burg. Këtë herë ai është dërguar në qendrën Kantonale të masave në Uitikon ZH – një burg për adoleshentët dhe të rriturit e rinj. Terroristi i mundshëm duhet të trajtohej këtu. Autoritetet e klasifikojnë atë si “shumë të rrezikshëm”.

Mbetet e paqartë se si është bërë terrorist Miran S. Ai është rritur në një familje të krishterë; prindërit e tij nuk duan ta komentojnë për media. Ndërsa të afërmit e përshkruajnë atë herë si “simpatik”, herë si “të paqartë”. Ai është rritur në një familje me probleme.

Sidoqoftë, Miran S. nuk qëndron në burg për shumë kohë: ai arriti të arratisej para disa muajsh. Është e paqartë se ku mund të jetë tani terroristi i mundshëm dhe nëse ai vazhdon planet për një sulm të mundshëm, shkruan blick.ch. Pëshpëritet se ai është arratisur në vendin e prejardhjes së familjes së tij, në Ballkan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme