Arrestimi i zyrtarëve të komunës së Gjakovës, Gjini kërkon që Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen

Prishtinë | 23 Kor 2025 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin “dyshimin e arsyeshëm se katër të dyshuar (dy meshkuj dhe dy femra) nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Gjakovës, dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave tek personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë”.

Lidhur me këto arrestime ka reaguar kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili thotë se e sheh “këtë arrestim si plotësisht të panevojshëm derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të kuptueshëm – si brenda institucionit, ashtu edhe në opinionin publik”, shprehet ai.

Ai ka kërkuar që “Prokuroria të sqarojë qartë dhe publikisht për çfarë konkretisht po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm si “shpërdorim detyre”, por me fakte konkrete”.

Të ngjashme