Arrestohen 10 persona të implikuar në fajde

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 12:18 | Nga

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për aksionin e ndërmarrë në rajonin e Dukagjinit, që ndërlidhen me fajdet.

“Operacioni policor përfshinë kontrollimin e 12 lokacione-neve të 10 personave te dyshuar. Deri ne këto qaste janë arrestuar 7 persona, përderisa 3 te tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim nga Policia. Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme si para dhe dokumente të ndryshme që mund te përdoren për procedim të mëtejmë ligjor”, ka thënë ai.

Indeksonline mëson se ky operacioni i Policisë së Kosovës lidhej me implikimin e disa personave në fajde. Siç mësohet, në lokacionet e bastisura janë gjetur disa armë dhe para.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme