Si pasojë e operacioneve të ndara në kryeqytetin e Turqisë janë arrestuan të paktën 189 të dyshuar të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, është zhvilluar operacion ndaj punonjësve civilë të sektorit privat dhe publik me pretendim se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY dhe përdorues të programit ByLock.
Ekipet në kuadër të operacionit kanë arrestuar 171 të dyshuar në mesin e 260 të dyshuarve prej të cilëve shtatë janë përcaktuar se gjenden jashtë vendit.
Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në polici. Ndërkohë vazhdojnë punimet edhe për kapjen e të dyshuarve tjerë.
Ndërkohë, në hetim të ndarë është vendosur urdhër arresti për 18 të dyshuar të FETO-s punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në spitale, prej të cilëve pesë janë në detyrë aktive.
Ekipet e Policisë së Ankarasë kanë kryer operacion me udhëzimin e Kryeprokurorisë së Ankarasë, dhe në këtë drejtim janë arrestuar 10 të dyshuar.
Vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.Klan.Kosova.