Arrestohen 3 veta për pengim punimesh në një objekt afarist-banesor

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 08:55 | Nga

Janë arrestuar në qendër të qytezës së Deçanit, të mërkurën tre pjesëtarë të familjes Iberhysaj, që kishin dalë të pengonin nisjen e punimeve të një ndërmarrjeje private në një pronë, për të cilën ata pretendojnë se është pronë e tyre e kahershme.

Këtë pronë prej 36 arësh sipërfaqe, Komuna e Deçanit e ka dhënë në shfrytëzim për 99 vjet me një tender publik vitin e kaluar.

Prej disa ditësh afaristi që e ka marrë me koncesion atë tokë, ka tentuar të niste punimet për ndërtimin e një objekti afarist-banesor, por pronarët pretendues kanë penguar buldozerët që të nisnin punimet./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme