Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj) në Ferizaj, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.