Arrestohen 5 persona për posedim të substancave narkotike

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 15:56 | Nga

Policia e Kosovës, gjatë një pune operative-hetimore, në fshatin Koretin të Gjilanit ka ndaluar një veturë dhe dy persona të dyshuar, ku gjatë kontrollit është gjetur një revole me 8 fishekë dhe një sasi e marihuanës.

Me këtë rast të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 273’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 374’.

Njësiti antidrogë në Gjilan, në bashkëpunim edhe me trafikun rajonal dhe patrulla tjera policore kanë ndaluar edhe një veturë tjetër të përfshirë në këtë rast, me ç’rast në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë: B. V, A. H, Sh. Ll, P. B, E. M.

Të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të gjithë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, perderisa rasti është duke u hetuar edhe mëtej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme